Loading…

Gjermania i kërkon zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

  • 06/07/2022 | 15:32

Gjermania i kërkon zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka mirëpritur miratimin e rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Europian dhe fjalimin e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, e cila ka hartuar raportin për Kosovën.


Në një shkrim në Twitter, Rohde ka thënë se mirëpresim raportin e Parlamentit Europian dhe këto fjalë të qarta nga Viola von Cramon për liberalizimin e vizave, reformat, sundimin e ligjit si dhe implementimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Mirëpresim raportin e Parlamentit Europian dhe këto fjalë të qarta nga Viola von Cramon për liberalizimin e vizave, reformat, sundimin e ligjit, implementimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, dialogun dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit Europian”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”.

Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.

“Raportet me Serbinë duhet të normalizohen përmes marrëveshjes e cila duhet të bazohet në njohjen e ndërsjellë”, tha deputetja gjermane, Viola von Cramon

Në raportin për Kosovën sërish bëhet thirrje për liberalizimin e vizave.

Megjithatë, rezolutat e miratuara nuk janë dokumente obliguese për shtetet e BE-së.

Në seancën e PE-së u miratuan raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën. Në tri raportet u bë thirrje për mbështetje të perspektivës evropiane të këtyre vendeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë