Një zyrtar i lartë i Gjermanisë ka fshehur raportin e ndjeshëm të inteligjencës në vitin 2018’të rreth rritjes së ndikimit të Kinës në Gjermani, për shkak të frikës së mund të dëmtoj lidhjet e biznesit me Kinën. Këtë raport të ndikimit të Kinës e kishte parë Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel por jo shumë zyrtarë të tjerë gjermanë, transmeton Gazeta Metro.
Interesat ekonomik ka kohë që kanë modeluar marrëdhënien e Gjermanisë me Kinën, në dëm të të shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sigurisë kombëtare të Gjermanisë.
Raporti shumë i ndjeshëm, i përpiluar në vitin 2018’të, kishte shqyrtuar përpjekjet e qeverisë kineze për të ndikuar çdo nivel të qeverisë, shoqërisë dhe biznesit së Gjermanisë, sipas dy ish zyrtarëve të inteligjencës së SHBA’së, ka mësuar media amerikane Axios.
Kjo shpërfaq marrëdhënien intime të biznesit të Gjermanisë dhe qeverisë së Kinës. Por para se ky raport të shpërndahej në byrotë qeveritare gjermane, një zyrtar i lartë gjerman kishte intervenuar duke e heshtur. Kancelarja Angela Merkel po ashtu e ka parë raportin, por pak zyrtarë të tjerë e kanë parë.
“Qeveria gjermane në parim nuk i diskuton çështje të ndjeshme të sigurisë me media” ishte përgjigjur në pyetjet e Axios. Agjencia federale gjermane e inteligjencës ka refuzuar të përgjigjet në kërkesën për koment të Axios.
“Gjermania varet nga eksportet në një masë të madhe, dhe kjo i jep biznesit ndikim të madh. Përfaqësuesit e bizneseve flasin me qeverinë dhe janë të mësuar që t’i dëgjojnë” tha Volker Stanzel, tha ish ambasadori i Gjermanisë në Kinë, në intervistën e tij për Axios. “Partia Komuniste e Kinës ka arritur sukses të globalizimin e ekonomisë së tyre duke u ndërlidhur me interesat e biznesit të huaj” tha Stanzel.
Këto interesa të bizneseve kanë tendencë të dekurajojnë qeveritë e tyre nga politika që shihen si të dëmshme ndaj lidhjeve ekonomike me Kinën. Derisa Pekini në vazhdimësi ka shkrirë politikën me tregtinë, duke kërcënuar me masa ekonomike ndaj kompanive dhe qeverive që kritikojnë Kinën për shkeljet e të drejtave të njeriut, apo ndalimin e qasjes kompanive kineze si Huawei, apo nëse dalin në mbështetje të Tajvanit.
Interesat e biznesit gjermanë, si dhe zyrtari më i lartë ekonomik Peter Altmair, në vazhdimësi kanë tentuar të ulin rëndësinë e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe sfidat e sigurisë kombëtare.
Gjiganti gjerman Volkswagen që ka një fabrikë në Urumqi, kryeqyteti i provincës Xinjiang, ku qeveria kineze ka nën represion më shumë se një milion ujgurë etnik myslimanë në kampe internimi. Drejtori ekzekutiv i Volkswagen, Herbert Diess, ishte përballur me kritika të ashpra për pretendimin e tij në prill të 2019’s se nuk “kishte njohuri” për kampet.
“Ka shumë auto censurë në Gjermani sa i përket Kinës” tha Noah Barkin, ekspert i marrëdhënieve Europë-Kinë në grupin Rhodium. “Qëndrimi i Merkel ishte të kritikonte kinën pas dyerve të mbyllura, sesa në publik.”
Qëndrimi i saj për të mbrojtur tregtinë me Kinën po hasë në rezistencë megjithatë, dhe ajo mund të zëvendësohet me një kancelar tjetër më të ashpër.
“Gjermania e ka parë Kinën prej prizmit ekonomik jo nga ai i sigurisë. Kjo ka filluar të ndryshoj këtë vit” tha Barkin. “Gjermanët kanë filluar të kuptojnë se ata duhet të vendosin vija të kuqe, se ju duhet t’i reagojnë ndaj Kinës më ashpër, si dhe të theksojnë të drejtat e njeriut.”
Gjermania zakonisht e përcakton tonin në BE. Derisa Berlini mund të nisë të jetë më e ashpër ndaj Kinës, ashtu mund të ndodhë edhe me bllokun.
Në muajin shtator, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kishte njoftuar se ajo do të shtyjë para për një akt europian Magnitsky, një regjim sanksionesh i modeluar nga korniza Shteteve të Bashkuara me synim ndëshkimin e zyrtarëve dhe qeverive që shkelin të drejtat e njeriut./gazetametro.net