Loading…

Gjermania kërkon ndaljen e bojkotit të opozitës

  • 18/04/2017 | 08:49

Gjermania kërkon ndaljen e bojkotit të opozitës

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ishte i prerë dhe i qartë të hënën në Tiranë kur tha se askush në Evropë nuk po e kupton kërkesën e opozitës shqiptare për qeveri teknike, vetëm pak javë para mbajtjes së zgjedhjeve të përcaktuara politike.


Shefi i diplomacisë gjermane u shpreh kundër bojkotit dhe kërkoi zbatimin sa më parë të reformës në drejtësi.

Gabriel, që është edhe zëvendëskancelar i Gjermanisë, ka saktësuar se ky nuk ishte opinion i tij personal, por është ai i qeverisë federale së bashku dhe i kancerales gjermane Merkel që përfaqëson CDU-CSU në Gjermani.

Diplomati gjerman, Gabriel, dhe homologu i tij holandez, Bert Koenders, që gjithashtu pati takime të hënën në Tiranë, apeluan palët që të ulen në dialog.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka këshilluar opozitën në Shqipëri që me urgjencë të ndërpresë bojkotin e parlamentit në mënyrë që të shkohet në zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas ministrit Gabriel, nëse zgjedhjet bojkotohen apo nëse vendi kësisoj kalon në një situatë kaotike, sigurisht për këtë nuk mund të kemi mirëkuptim dhe nuk mund t’ju ofrojmë mbështetje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë