Loading…

Gjermania luan sonte për kualifikim, Kroacisë i duhet një operacion ‘Shtrëngatë’ ndaj Belgjikës

  • 01/12/2022 | 09:09

Gjermania luan sonte për kualifikim, Kroacisë i duhet një operacion ‘Shtrëngatë’ ndaj Belgjikës

Kombëtarja e Gjermanisë luan sonte ndeshjen e radhës, atë që mund t’i sigurojë biletën për të kaluar në fazën tjetër të garave, por ka nevojë për pak ndihmë nga rivalët e grupit, Spanja. Biletë kontestojnë edhe Kroacia, Belgjika e Maroku.


Sot luhen katër ndeshje të tjera në kuadër të Kampionatit Botëror 2022 – dy në grupin E, e dy të tjera në grupin F.

Ditën e fillon grupi F, me ndeshjet e orës 16:00, ku luajnë Kanadaja kundër Marokut, me Marokun që ka gjithçka në lojë. Ndeshja tjetër e këtij grupi është Kroaci – Belgjikë, me njërën prej skuadrave që do të marrë biletën për të kaluar tutje – ose eventualisht të dyja – varësisht nga rezultati i Marokut.

Ndeshjet tjera luhen në ora 20:00, ku Gjermania ka nevojë për një fitore ndaj Kosta Rikës, por edhe për fitore të Spanjës ndaj Japonisë, për të marrë një biletë për fazën tjetër.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë 4 skuadrat që do të prejnë një biletë për raundin tjetër – atë të 16 të fundit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë