Loading…

Gjermania nga e diela nuk e konsideron Kosovën zonë rreziku për COVID-19

  • 12/06/2021 | 15:31

Gjermania nga e diela nuk e konsideron Kosovën zonë rreziku për COVID-19

Nga e diela, 13 qershor, Gjermania do të heqë vendet e Ballkanit prej “listës së kuqe” që ishin për shkak të rasteve të larta me koronavirus.


Siç thuhet, kjo u njoftua nga Instituti “Robert Koch”, i cili hoqi disa vende nga lista e vendeve në rrezik për shkak të rënies së numrit të infeksioneve të reja.

Kosova është një ndër vendet që ka përfituar shkaku i rënies së numrave të të infektuarve me COVID-19, raporton dw.

Por, ata që vijnë në shtetet gjermane përmes aeroporteve do të duhet ende të kenë një test PCR negativ ose dëshmi se e kanë kaluar virusin apo janë vaksinuar.

Theksojmë se ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas njoftoi se shumica e vendeve të mbetura do të hiqen nga lista e rrezikut të udhëtimit të Gjermanisë deri më 1 korrik.

Ndryshe, ndër vendet e tjera janë edhe Austria, Kanada, Armenia, Azerbajxhani, Kanada, Libani, Moldavia, Ukraina dhe Qipro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë