Loading…

Gjermania pësoi rënie ekonomike për tremujorin e dytë me radhë

  • 14/08/2019 | 20:55

Gjermania pësoi rënie ekonomike për tremujorin e dytë me radhë

Ekonomia gjermane ra për 0.1 % në tremujorin e dytë derisa konflikti tregtarë botëror dhe trazirat në industrinë e automobilave e kanë frenuar ekonominë gjermane dhe si pasojë edhe anëtarët e tjerë të eurozonës, transmeton Gazeta Metro.


Rendimenti i ultë i ekonomisë gjermane ka errësuar edhe perspektivën e të gjithë eurozonës dhe ka detyruar Bankën Qendrore Europiane të shtoj stimuj monetarë në takimin e radhës. Po ashtu ka shtuar edhe mundësinë që Gjermania të hyjë në recesion teknik pasi njoftoi për tremujorin e dytë me radhë rënie.

Agjencia publike statistikore Destat njoftoi sot se rënia e eksporteve mbajti prapa duke e krahasuar me tremujorin e parë, derisa kërkesa nga konsumatorët dhe shpenzimet publike brenda e kanë mbështetur ekonominë.

Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ekonomia gjerman kishte raportuar rritje prej 0.4 për qind.

Ekonomia gjermane po përballet me pengesa pasi industria e automobilave, punëdhënës i madh dhe shtylla e rritjes ekonomike po përballet me rregulloret e reja të ashpra të BE’së dhe Kinës rreth emitimit të ndotësve dhe përshtatjes me zhvillimin teknologjik.

Paqartësitë rreth kushteve të largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE’ja ka ndikuar edhe në besimin e tregut dhe me deklaratat e forta të Kryeministrit britanik, Boris Johnson, që do largohen me marrëveshje ose pa të, kanë shtuar dyshimet rreth tregtisë së mundshme.

Fondi Ndërkombëtar Monetar dhe ekonomistë brenda Gjermanisë duhet të ulin tatimet dhe të rrisin investimet infrastrukturore për të nxitur kërkesën e brendshme. Kjo do ta bënte vendin më pak të varur në eksporte./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë