Loading…

Gjermania refuzon: Nuk dërgon armë te Ukraina për ta penguar Rusinë

  • 22/01/2022 | 16:34

Gjermania refuzon: Nuk dërgon armë te Ukraina për ta penguar Rusinë

Gjermania ka përsëritur kundërshtimin e saj ndaj dërgimit të armëve në Ukrainë në mes të tensioneve të përshkallëzuara me Rusinë.


Duke folur në një konferencë për media në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e qeverisë për këtë çështje.

“Nuk do të ketë dërgesë të armëve vdekjeprurëse (në Ukrainë). Kështu ka qenë edhe më parë, edhe gjatë qeverisjes së kaluar, kështu do të jetë edhe me qeverinë aktuale”, tha Hebestreit.

Qëndrimi i Gjermanisë prej kohësh është kritikuar nga Ukraina dhe disa aleatë të NATO-s, të cilët kanë frikë se një sulm rus kundër vendit mund të jetë i pashmangshëm.

Mbretëria e Bashkuar filloi të furnizojë Ukrainën me “sisteme të armëve të lehta, sisteme kundër arma dhe sisteme të mbrojtjes, me sekretarin britanik të mbrojtjes, Ben Wallace, i cili deklaroi se vendi i tij “mbështet pa mëdyshje sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës” brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë Krimenë.

Qeveria gjermane në mënyrë të përsëritur ka theksuar se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë dhe i ka bërë thirrje Rusisë të de-përshkallëzojë tensionet dhe të ringjallë bisedimet e formatit të Normandisë për një zgjidhje politike.

Kohëve të fundit, administrata amerikane ka paralajmëruar aleatët e saj evropianë për sulm të mundshëm ushtarak të Rusisë, duke pretenduar se Moska po planifikon të kryejë një operacion me flamur të rremë për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.

Së fundmi, Rusia ka grumbulluar mijëra dhjetëra trupa pranë kufirit lindor të Ukrainës, duke shkaktuar frikë se Kremlini mund të planifikojë një tjetër ofensivë ushtarake kundër fqinjit të tij ish-sovjetik.

Moska ka mohuar pretendimet se po përgatitet për të pushtuar dhe ka theksuar se trupat e saj janë atje për stërvitje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë