Loading…

“Gjermania s’qenka për mua”: Lexoni 6 fakte për heroin Hamëz Jasharin

  • 06/05/2021 | 13:23

“Gjermania s’qenka për mua”: Lexoni 6 fakte për heroin Hamëz Jasharin

Hamëz Jashari u lind më 1950 në Prekaz të Poshtëm. Është djali i dytë i Shabani Jasharit. Më 30 janar 1991 iu bashkëngjit Ademit dhe s’ju nda deri në vdekje, shkruan Gazeta Metro.


Hamza është babai i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekimit. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, të mesmen në Skenderaj dhe ndoqi mësimet në shkollën e lartë ekonomike.

Për t’ju njohur më mire për jetën e heroit kosovar Gazeta Metro ka përzgjedhur disa fkate që ndoshta s’i keni ditur:

1. Ishte punëtor në fabrikën e municionit në Skenderaj.

2. Hamëz Jashari kishte një dashuri të veçantë për artin. Shkruante dhe vizatonte bukur.

3. Hamza ka mbaruar shërbimin ushtarak në vitin 1973, dhe pastak ka shkuar në Gjermani, për 5 muaj. Mirëpo u kther prapë, sepse siç thoshte ai “Gjermania s’qenka për mua”, trasnmeton Gazeta Metro.

4. I pëlqente edhe muzika shumë, por edhe teatri. Gjithashtu iu binte disa veglave muzikore dhe këndonte bukur.

5. Ishte i martuar me Feride Mecini nga Klina e Epërme e Skenderajt dhe patën nëntë fëmijë. Ranë e shoqja e Hamzës dhe pesë vajza dhe dy djemtë e tij, ndërsa mbijetuan luftën Bekimi de Besarta.

6. Hamza së bashku më vëllain e tij , Ademin kanë marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë