Loading…

Gjermania vazhdon ta mbështesë Kosovën

  • 17/11/2016 | 16:02

Gjermania vazhdon ta mbështesë Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin Federal të Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt, i cili po viziton Kosovën.

Mustafa gjatë këtij  takimi e njoftoi më gjerësisht ministrin Schmidt për zhvillimet në Kosovë në fushën e bujqësisë, energjetikës, arsimit, investimeve, minierave dhe mineraleve, proceseve eurointegruese, luftën kundër korrupsionit, integrimin e pakicave dhe aspekte tjera.

Në njoftim për media nga zyra e kryeministrisë thuhet se kryeministri Mustafa theksoi progresin e arritur në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

“Gjermania ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjet jetike në Kosovë në të gjitha fazat, duke qenë ndër përkrahësit dhe partnerët strategjik të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës edhe në proceset aktuale shtetndërtuese dhe europianizuese”, tha kryeministri Mustafa.

Ndërsa ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Christian Schmidt, i përcolli kryeministrit Mustafa përshëndetjet e Kancelares Federale Gjermane, Angela Merkel, duke theksuar mbështetjen e mëtejme të Gjermanisë për Kosovën  në shumë drejtime.

Schmidt vlerësoi të arriturat e deri tashme si dhe shfaqi interesim për shumë aspekte të zhvillimeve në vend, duke shprehur njëkohësisht përkushtimin e Gjermanisë për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Në njoftim thuhet se ministri Schmidt foli edhe për mundësitë konkrete të të zgjerimit të shkëmbimeve dhe ofrimit të përkrahjes në fushën e bujqësisë, arsimit, integrimet evropiane, investimet, si dhe në fusha të tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik e social në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë