Llona Matarazde nga Gjeorgjia ka fituar çmimin e parë në Festivalin Ndëkombëtarë të Operas “Marie Kraja” në Tiranë.
Edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Maria Kraja” mbrëmjen e së shtunës shpalli çmimet për këngëtarët më të mirë. Çmimet u dhanë pas prezantimit të 15 konkurrentëve që përfaqësuan Francën, Gjeorgjinë, Spanjën, Italinë, Shqipërinë, Slloveninë, Ukrainën, Turqinë, Rusinë, Slloveninë, Greqinë.
Çmimi i parë e mori Gjeorgjia, i dyti shkoi për rusin Andre Kymach, ndërsa vendin e tretë Klodian Kaçani nga Shqipëria.
Ky festival sivjetë sjelli shumë risi. U nda edhe një çmim Special që vjen për të nderuar emrin e sopranos së njohur Nina Mula, “Singer of the Future, Nina Mula” të cilin e mori sopranoja greke Maria Strimflompola.
15 konkurentët janë prezantuar para jurisë ndërkombëtare të përbërë nga disa prej drejtuesve më të rëndësishëm të teatrove europiane.
Enekeleda Kamani, fituese e vitit të kaluar ishte prezantuese e këtij festivali.