Loading…

Gjest i madh i kësaj familje: Shpëton një ari, pasi u gjet duke notuar me një enë plastike në kokë

  • 30/06/2020 | 16:45

Gjest i madh i kësaj familje: Shpëton një ari, pasi u gjet duke notuar me një enë plastike në kokë

Një familje në Wisconsin shpëtoi një ari të vogël pasi i ishte mbërthyer në kokën e tij një enë plastike djathi. Tricia Hurt, burri i saj Brian dhe djali i tyre Brady ishin jashtë duke peshkuar në Liqenin Marsh-Miller të dielën kur ata hasën me një ari të zi të frustruar.


“Ne e dinim që nëse nuk do të bënim diçka, ishte mjaft e sigurt se ariu i vogël nuk do të kishte dalë në breg,” i tha Tricia Hurt CNN. ” Ai ishte duke fryrë dhe shfryrë, tha burri im.”

Familja doli pas ariut, dhe Brian  tentoi të tërhiqte objektin plastik, por kapja nuk rezultoi me sukses, gjithsesi ai e kuptoi se veshi i ariut ishte i lirshëm. Ata e zhvendosën varkën prapa dhe mbas një tërheqjeje të fundit, ariu ishte i lirë dhe notoi i sigurt drejt bregut.

Hurt tha se i tërë mundimi zgjati rreth pesë minuta.

“Ne ishim aq të ngazëllyer! Arritëm të bënim veprën tonë të mirë për atë ditë. Me gjasë nuk do ta bëjmë këtë përsëri, dhe u ndjemë mirë që ndihmuam ariun e gjorë. Nuk është e kënaqshme të shihni kafshët të mundohen“, tha Hurt.

Kur u kthyen në barin e resortit, fjala e veprimit të tyre të guximshëm tashmë ishte përhapur falë disa pushuesve që vëzhgonin nga bregu.

Familja Hurts mësoi nga njerëzit në bar se ariu kishte tre a katër ditë që vraponte me objektin lastik  në kokë.

Departamenti i Burimeve Natyrore në Wisconsin ishte kontaktuar disa herë, por nuk kishte qenë në gjendje ta lokalizonte nga peizazhi rural, me pyje, tha Hurt.

“Ne nuk do ta publikonim videon,” tha Hurt. “Por ne donim që të gjithë ta dinin se ariu ishte në rregull“.

Që kur  familja Hurt postoi videon e tyre  në Facebook të dielën, ajo ka mbledhur pothuajse 800,000 shikime.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë