Shumë raste në Kosovë ndodhin, kur njerëzve u humbin gjësende të ndryshme, çofshin ato telefona, kuleta e gjëra prej më të ndryshmëve, transmeton Gazeta Metro.
Ndërkaq sot në mëngjes, një person në Fushë Kosovë e ka gjetur një telefon të modelit Samsung. Personi në fjalë ka njoftuar në Facebook në grupin ‘Marakli të kerrev’ se e ka gjetur një telefon Samsung, në Fushë Kosovë tek semaforat e AAB.
Madje ai ka bërë publik edhe numrin e tij, që pronari i telefonit të paraqitet për ta marrë telefonin. /gazetametro.net
Ky është njoftimi i tij: