Loading…
Gjesti madhështor i policit me hajduten e dyqanit
  • 16/02/2019 | 20:28

Gjesti madhështor i policit me hajduten e dyqanit

Helen është një afro-amërikane që jeton në Alabama, SHBA. Në polici kishte mbërritur një ankesë sipas të cilës Helen kishte vjedhur në një supërmarket. Kur oficeri Denis vajti në shtëpinë e saj zbuloi se Helen nuk kishte vjedhur më shumë se pesë kokrra vezë nga supermarketi, trasnmeton Gazeta Metro.


Ajo i tha se i kishte vjedhur ato pesë kokrra vezë pasi kishte dy ditë pa ngrënë bashkë më familjen e saj.  Oficeri i policisë jo që nuk e arrestoi por vajti dhe i bleu një sasi të madhe vezësh dhe ia çoi në shtëpi.

Dy ditë më pas, ai dhe kolëgu i tij, i vajtën sërish tek shtëpia më dy vetura të mbushura me ushqime të dhuruara nga kolegët e tyre.
Me lot në sy Helen i tha:”Nuk ishte e nevojshme ta bejë gjithë këtë zotëri!”  Oficeri iu përgjigj:”Më shumë sesa për ligje ne kemi nevojë për humanizëm!”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë