Loading…

Gjigandi mediatik gjerman porosit punëtorët: Gjeni punë tjetër nëse jeni anti izraelit

  • 21/06/2021 | 18:06

Gjigandi mediatik gjerman porosit punëtorët: Gjeni punë tjetër nëse jeni anti izraelit

Drejtori ekzekutiv Mathias Döpfner kishte reaguar pas protestave të disa të punësuarve që nuk ju kishte pëlqyer valëvitje e flamurit izraelit para zyrës së kompanisë në solidarizim me izraelitët pas protestave e sulmeve antisemite në Gjermani. Döpfner që udhëheqë kompaninë që ka në pronësi media si Bild, Die Weelt, Bussiness Insider, Politico Europe dhe shumë të tjera ishte i rreptë në porosinë e tij, transmeton Gazeta Metro.


Komentet Dopfner u bënë gjatë takimit të të enjtes së javës së kaluar për 16 mijë punëtorët kur adresoi ankesat e disa prej tyre rreth ngritjes së flamurit të Izraelit para selisë së kompanisë në Berlin.

“Unë mendoj, dhe do të jem i sinqertë me ju, ai person që ka ankesa për ngritjen e flamurit të Izraelit për një javë, pas demonstratave anti semite, duhet të kërkoj vend tjetër të punës. Pas këtyre javëve të tmerrshme të demonstratave anti semite, ne ngritëm ngjitur me flamurin europian, gjerman dhe atë Berlinit flamurin izraelit për një javë si gjest solidarizimi. Ne nuk tolerojmë këso nisma agresive anti semite. ”

Axel Springer SE ka ngritur flamurin e Izraelit para selisë së tyre në muajin maj, pas shfaqjes së anti semitizmit në demonstratat pro palestineze anekënd Gjermanisë, përfshi marshime drejt sinagogave, thirrja e sloganeve kundër hebrenjve, sulmet ndaj institucioneve hebraike dhe djegien e flamujve të Izraelit.

Dopfner raportohet të ketë thënë se disa njerëz nuk duan të punojnë për kompaninë nëse ngrit flamurin izraelit duke shtuar se ata njerëz nuk përputhen me kompaninë dhe vlerat e saj.

Axel Springer ishte themeluar pas Luftës së Dytë Botërore në vitin 1946 në Hamburg me parimet esenciale të përcaktuara si në vijim.

1.       Në qëndrojmë për liri, sundim të ligjit, demokraci dhe një Europë të bashkuar,

2.       Ne mbështesim popullin hebraik dhe të drejtën për të ekzistuar të shtetit të Izraelit,

3.       Ne mbështesim aleancën transatlantike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës.

4.       Ne jemi të përkushtuar për ekonomi të tregut të lirë,

5.       Ne refuzojmë ekstremizmin politik dhe religjioz dhe çdo lloj të diskriminimit racor apo seksual.

Demonstrata anti semite dhe sulmet kundër hebrenjve u shtuan muajin e kaluar kur Izraeli po mbrohej nga sulmet terroriste me raketa nga Gaza, si në Gjermani ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë