Loading…
Gjiganti nga Ballkani: Është vetëm 18 vjeç, por i gjatë 231 centimetra |FOTO, VIDEO
  • 24/06/2019 | 13:41

Gjiganti nga Ballkani: Është vetëm 18 vjeç, por i gjatë 231 centimetra |FOTO, VIDEO

Robert Bobroczkyi ende nuk i ka mbushur 19 vjet, por është i gjatë 231 centimetra dhe basketbollisti më i gjatë në planet, transmeton Gazeta Metro.


Ky hungarez i lindur në Arad, i cili ka gjasa të rritet edhe për ndonjë centimetër, edhe babanë e ka pasur basketbollist, ndërsa e ëma është marrë me volejboll e hendboll. Si 8-vjeçar ka qenë më i gjatë se nëna, ndërsa në moshën 12-vjeçare ia ka kaluar edhe të atit. Për shkak të rritjes jonormale, ka qenë cak i hulumtimeve mjekësore dhe është konstatuar se gjatësia e tij nuk është pasojë e sëmundjes hormonale, por rezultat i gjenetikës.

For 7’7 Robert Bobroczky has some serious touch 👀🔥(MaxPreps, basketcantera.tv/yt)

Posted by GreatestHighlights on Monday, 10 June 2019

Bobrozki e ka braktisur Rumaninë në moshën 14-vjeçre dhe ka shkuar në klubin italian “Stela Azura”. Robertit i ka munguar masa muskulore, kështu që ka pasur ecje të pasigurt dhe qysh para disa vitesh është bërë senzacion hit në internet.

Para tri vitesh është vendosur në Amerikë, në Institutin “Spare” në Ohio, i cili ka themeluar Komitetin Olimpik të ShBA-ve, ndërsa nga janari i vitit 2019 ka ndjekur “Grand Rivec Academia”-n. Fjet disa gjuhë. Mbath këpucë numër 53, të gjata 140 cm.

Nëse do të jetë nën yje me fat, Bob Robi, siç e quajnë do të jetë pasues i vendasit të tij të famshëm në NBA, Gheorghe Mureșan./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë