Loading…
Gjiganti turk rrit ofertën për Muriqin: Kjo është oferta e tyre e re për sulmuesin e Kosovës
  • 12/06/2019 | 15:24

Gjiganti turk rrit ofertën për Muriqin: Kjo është oferta e tyre e re për sulmuesin e Kosovës

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të jetë temë diskutimi në mediat turke dhe jo vetëm, lidhur me të ardhmen e tij, transmeton Gazeta Metro.


Vedat Muriqi e mbylli sezonin me 17 gola e 8 asistime, duke qënë golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin turk.

Pas një sezoni fantastik, nga mediat turke emri i tij po lidhet me shumë skuadra të njouhra. Për sulmuesin e Rizesporit interesim ka shprehur edhe kampioni i Turqisë, Galatasaray.

Madje, gjiganti turk ka rritur ofertën për ish sulmuesin e Lirisë së Prizrenit. Galatasary tani ofron 3.5 milionë euro për sulmuesin e Kosovës.

Mbetet të shihet nëse klubi i Rizesporit do ta pranoi këtë ofertë, duke patur parasysh se ata kërkojnë afro 10 milionë për Muriqin.

Kujtojmë që interesim për 25 vjeçarin kanë shprehur edhe skuadrat si Fenerbahce, Toulouse, Real Betis, Celta Vigo e Levante./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë