Loading…

Gjiko bën tatuazhin e ri: Kujt ia kushton kësaj here

  • 11/10/2021 | 17:04

Gjiko bën tatuazhin e ri: Kujt ia kushton kësaj here

Gjiko është një këngëtar shumë i dashur për ekranin shqiptar. Reperi, përpos muzikës merr gjithmonë vëmendje dhe për jetën personale.


Prej vitesh, ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë me Elita Rudin, me të cilën ka dhe dy fëmijë.

Ai ka gdhendur dhe vajzën në trupin e tij.

Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë një prej çifteve më cool të Instagram-it, që s’ngurrojnë t’i ndajnë me ndjekësit momentet nga përditshmëria e tyre.

Ata po krijojnë një “skuadër” të bukur me fëmijë dhe tashmë janë bekuar me Zërin dhe Botën, një djalë dhe një vajzë që në fakt janë e gjithë bota për ta.

Elita ka treguar më herët se në shtatzëninë e dytë shtoi rreth 18 kilogramë dhe më pas ka treguar se çfarë peshë ka arritur pas lindjes. Dikush nga ndjekësit e saj e ka pyetur sa peshon dhe të tjerë i kanë kërkuar që ta tregojë me fakt me një foto nga peshorja. Për të hequr dyshimet e të gjithëve, Elita ka ndarë në Instagram një video të peshores, që shënon 68.85 kilogramë.

Gjiko ndërkohë është rikthyer në formën e duhur trupore pas humbjes së plot 13 kilogramëve, duke bërë palestër.

Përsa i përket jetës së tij profesionale, kujtojmë se bashkëpunimi i tij i fundit është me Ledri Vulën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë