Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar i cili ka plagosur një qytetarë me armë zjarri.
Sipas një interviste me një të dyshuar tjetër, policia thotë se e gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur pasi që i dyshuari duke manovruar me armë aksidentalisht ka shkrepur dhe e ka goditur viktimën.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.35 mm e cila dyshohet të jetë shkrepur nga arma e llojit “Ekol Tuna” e cila është konfiskuar.
Viktima është qëlluar në kokë dhe për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje./gazetametro.net