Loading…
Gjilanasi fillimisht i ngacmon seksualisht dy femra të mitura, pastaj edhe i rrah
  • 14/08/2019 | 14:15

Gjilanasi fillimisht i ngacmon seksualisht dy femra të mitura, pastaj edhe i rrah

Një person në Gjilan ka ngacmuar seksualisht femra të mitura, pastaj edhe i ka rrahur ato, shkruan Gazeta Metro.


Në rrugën ‘Adem Jashari’ një person ka ngacmuar seksualisht dy të mitura duke i prekur në pjesët e ndryshme të trupit.

Pasi ato refuzuan dhe tentuan të largohen nga ai, personi i dyshuar edhe ka rrahur njërën nga të miturat duke i shkaktuar lëndime trupore, meqë rast është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Policia ka treguar se me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar për 48 orë në paraburgim, shkruan Gazeta Metro.

“Me 12 gusht 2019, në intervalin kohor 21:30-22:00, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan ka pranuar një informatë për një rast “Ngacmim seksual-lëndim truporë “ që ka ndodhur në Gjilan, në Rrugën “Adem Jashari” .
Është lokalizuar , i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka ngacmuar seksualisht dy viktimat F.K.SH ( të mitura ) duke i prekur në pjese të ndryshme të trupit, pastaj njërën nga viktimat edhe e ka sulmuar me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Pasi janë ndërmarr veprimet procedurale ligjore i dyshimti ndalet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjilanit, Toger Ismet Hashani.

Kujtojmë se kohët e fundit ngacmimet dhe dhunimet seksuale në Kosovë janë shpeshtuar, kurse dhuna familjare akoma nuk ka përmirësim sipas hulumtimeve nga shoqëritë civile./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë