Loading…

Gjilanasi me koronavirus del të shëtitet nëpër qytet, identifikohet nga policia

  • 29/05/2020 | 10:07

Gjilanasi me koronavirus del të shëtitet nëpër qytet, identifikohet nga policia

Një person në Gjilan i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus nuk ju është përmbajtur vetizolimit, shkruan Gazeta Metro.


Personi i cili doli pozitiv me koronavirus nuk ka qëndruar në vetizolim në shtëpinë e tij, por ai ka dalur nga shtëpia.

I njëjti është identifikuar nga Policia ku është ndaluar pasi nuk ka respektuar rregullat për vetizolim dhe është dërguar në shtëpinë e tij.

“Njësitë policore kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk iu është përmbajtur udhëzimeve të IKSHP-së për vetë izolim, ku i njëjti ka rezultuar pozitiv në test. Pas verifikimit nga njësiti policor me datë 27.05.2020, është vërtetuar se i njëjti nuk ka respektuar udhëzimet për vetë izolim”, thuhet në raportin e policisë.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë