Loading…

Gjilani barazon me Arbërinë, Prishtina shënon fitore të rëndësishme ndaj Llapit

  • 06/03/2021 | 15:17

Gjilani barazon me Arbërinë, Prishtina shënon fitore të rëndësishme ndaj Llapit

Deri tani, në Superligën e Kosovës janë zhvilluar katër ndeshje të xhiros së 23-të, ku nesër do të kemi përballjen e pestë dhe të fundit mes Feronikelit dhe Dritës.


Sot janë zhvilluar dy ndeshje interesante, ku Prishtina mposhti në shtëpi skuadrën e Llapit, dhe Arbëria së bashku me Gjilanin ndanë pikët e barabarta.

“Plisat” e vazhduan edhe këtë xhiro me fitore, ku mposhtën në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Llapit.

Golashënues tek Prishtina ishin mbrojtësi 31 vjeçar Besnik Krasniqi në minutën e 30’, ndërsa katër minuta më vonë, realizator ishte edhe sulmuesi Alban Shillova.

Me këtë fitore, Prishtina tejkalon Dritën në tabelë, kështu duke u pozicionuar e dyta me 47 pikë, aq sa ka edhe Drita në vend të tretë por me një ndeshje më pak, dhe një pikë më pak se lideri Ballkani.

Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Gjilani – Arbëria 1:1 (A.Bruqit 61’, Marclei 85’)

Prishtina – Llapi 2:0 (B.Krasniqi 30’, A.Shillova 34’)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë