Loading…

Gjilani gjobitet me 1000 euro: Kjo është arsyeja

  • 30/03/2023 | 15:18

Gjilani gjobitet me 1000 euro: Kjo është arsyeja

Klubi i futbollit Gjilani është gjobitur me 1000 euro nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.


Ky vendim është marrë pasi klubi gjilanas, sipas Komisionit, bëri lëshim në organizim të ndeshjes me Llapin.

“Pas përfundimit të ndeshjes disa persona (shikues) të paautorizuar hynë në fushën e lojës, ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Po ashtu edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët kanë shkuar të vetura, prapë disa persona ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve policor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani –Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, njofton Komisioni Disiplinor.

Ndërkohë drejtori sportiv i Gjilanit, Sevdail Robelli u gjobit me 300 euro pasi, pas përfundimit të ndeshjes hyri në fushën e lojës dhe e ofendoi rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve dhe lojtarëve të skuadrave. /Gazeta Express

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë