Loading…

Gjilani me mungesa të mëdha në ndeshjet e Ligës së Europës

  • 09/08/2020 | 19:37

Gjilani me mungesa të mëdha në ndeshjet e Ligës së Europës

Si nënkampion i Kosovës për sezonin 2019/20, SC Gjilani për herë të parë në histori të klubit do marrë pjesë në garat europiane, transmeton Gazeta Metro.


Sot është hedhur shorti për ndeshjet e fazës parakualifikuese në Ligën e Europës, aty ku ‘Skifterat’ do të marrin pjesë. Debutimin e tyre në garat europiane, Gjilani do ta bëj ndaj skuadrës nga San Marino, SP Tre Penne.

Mirëpo, skuadra e drejtuar nga Gentijan Mezani do këtë mungesa të mëdha në ndeshjen e parë, ndoshta edhe për ndeshjet e tjera, në rast se kualifikohen tutje.

“Kemi probleme me lëndime e sidomos në repartin e sulmit. Shpresojmë që këto ditë të kemi afrime të reja për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjen e Ligës së Evropës. Razak dhe Bushiq duhet të operohen, kurse shpresojmë të rikuperohen Veliu dhe Useini. Ne jemi në bisedime me shumë lojtar, por shpresojmë të bëjmë lëvizje të duhura për të qenë sa më të fortë si për gara të Evropës ashtu edhe edicionin e ri” – ka thënë Mezani për Kohën.

Të lënduar te skuadra e Gjilanit gjithashtu janë edhe Franc Veliu e Muhamed Useini , të cilët janë në dyshim për ndeshjen ndaj Tre Penne, ndeshje e cila zhvillohet më 20 gusht. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë