Në vikendin që po vjen, do të zhvillohet xhiroja e fundit për këtë edicion të Superligës në futboll.
Tashmë, një javë para fundit, Ballkani është kampion i këtij edicioni, ku e siguroi titullin ndaj Ferizajt, e falë humbjes së Dritës, përcjellëses më të afërt.
Në xhiron e 36-të, Ballkani do të luaj ndaj Gjilanit, ndeshje e paraparë të jetë në udhëtim, por sot është marrë vendim të luhet në Therandë, që i bie Ballkani të jetë vendës.
Ky lajm do të jetë fantastik për kampionët, pasi që para shikuesve të tyre do ta ngritin trofeun dhe do të jetë një ditë feste atje.
Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi i Ballkanit në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
“Festa e mbrojtjes së titullit kampion, zhvendoset e tëra në qytetin e kampionëve. Duke gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ju bëjmë me dije se përballja e fundit kampionale, do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë. Faleminderit të gjithëve, shihemi të dielën, ora 15:00”, ka shkruar klubi.
Ndërkohë, presidenti i Gjilanit, Florim Zuka ka dhënë sqarime rreth këtij vendimi.
Vendimi i marrë është me rëndësi dhe interes të një komuniteti, ndaj kemi edhe mirëkuptimin e tifozerisë së klubit tonë, për të cilët kemi sakrifikuar dhe jemi përkushtuar që t’u sjellim rezultate të cilat i presin ndër vite”, thuhej ndër tjera në sqarimin e Zukës.
Ndërkohë, një tifoz i njohur i futbollit, Petrit Sadriu, që shpesh shihet edhe në emisione sportive ka reaguar duke thënë se kurrë në jetën e tij nuk ka parë diçka të tillë, duke e quajtur edhe skandaloze.