Loading…
Gjinekologu humorist: Përgjigjet të cilat i ka vënë në derë të bëjnë të plasësh së qeshuri
  • 01/04/2019 | 15:30

Gjinekologu humorist: Përgjigjet të cilat i ka vënë në derë të bëjnë të plasësh së qeshuri

Një gjinekolog në Amerikë ka ndjerë nevojë që në derë të ordinancës të vë një letër me pytjet më të shpeshta dhe përgjigjet e dhëna, në mënyrë që t’u shmanget bisedave me pacientet dhe partnerët e tyre, transmeton Gazeta Metro.

Ja disa prej tyre:

Duket se porosia e tij është e qartë – kthejtësia dhe disponimi i mirë janë më të rëndësishmet në shtatazani.

A duhet të kem bebe pas 35?
– Jo, mjaft i keni 35 fëmijë.

Jam në muajin e dytë të shtatzanisë. Kur bebja ime do të lëvizë?
– Nëse keni fat, sapo ta kryejë kolegjin. (Në pyetje është loja me fjalët, në anglisht “move” do të thotë edhe të zhvendosesh, të shpërngulesh).

Cila është metoda më e mirë për përcaktimin e gjinisë së fëmijës?
– Lindja.

Instruktoja ime e shkollës për shtatzëna thotë se gjatë lindjes nuk ndjen dhembje, por shtypje. A e ka mirë?
– Po! Sikur kur themi për tornadon se është rrymim i ajrit.

A ka arsye për të cilën duhet të marr pjesë në lindjen e bashëshortes?
– Jo, pos nëse nuk e di se çka do të thotë fjala “alimentacion”.

A duhet t’i shmangem ndonjë gjëje deri sa përmirësohem pas lindjes?
– Po, shtazaninë.

Bebja jonë ka lindur javën e kaluar. Kur gruaja ime do të ndjehet e të sillet përsëri normalisht?
– Kur të regjistrohet në fakultet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë