Loading…

Gjinekologu në Shkup për 9 muaj ka mashtruar pacienten se është shtatzënë

  • 18/04/2017 | 23:17

Gjinekologu në Shkup për 9 muaj ka mashtruar pacienten se është shtatzënë

Gjinekologu nga Shkupi për nëntë muaj ka manipuluar dhe mashtruar pacienten e tij se është shtatzënë, edhe pse në barkun e saj nuk ka pasur asnjë foshnje.


Gjatë kohës së shtatzënisë së rreme, mjeku ka kryer kontrolle gjinekologjike, ka matur qafën e mitrës dhe e ka bindur verbalisht se ajo është shtatzënë, ndërsa ajo ka qenë e detyruar të merr ilaçe dhe terapi të panevojshme. Në çdo kontroll i ka dhënë incizime eko, të cilat i ka përgatitur paraprakisht.

Pacientja e cila dëshiroi të mbetet anonime, në redaksinë e Nova TV, ka dorëzuar gjithë dokumentacionet e kontrolleve mjekësore, si dhe padinë kundër gjinekologut.

Kundër tij, është ngritur padi penale për: vepra të rënda kundër shëndetit të pacientëve dhe mashtrime dhe falsifikime, përcjell gazetametro.net

Kjo grua e cila nuk ka pasur sukses të ngelë shtatzënë, i besoi mjekut, i cili më parë ka punuar në një spital dhe më pas në një tjetër. Nga shtatori i vitit të kaluar është pranuar në punë në Klinikën për gjinekologji në Shkup.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë