Loading…

Gjini, pelegrinëve serbë: Mund të hyni nëse iu japin leje nënat e Gjakovës

  • 28/08/2018 | 17:28

Gjini, pelegrinëve serbë: Mund të hyni nëse iu japin leje nënat e Gjakovës

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shkruar në Facebook në lidhje me hyrjen e pelegrinëve serbë në Gjakovë.


Ai ka thënë se që pelengrinët serbë të mund të hyjnë në Gjakovë, duhet të marrin leje prej nënave, transmeton gazetametro.net

“Si kryetar i Gjakovës iu garantoj se pasi që ta keni marrur lejen nga nënat e viktimave, askush nuk do ta pengojë asnjë vizitë apo pelegrinazh”, ka shkruar Gjini.

Postimi i plotë:

Gjakova ka pësuar shumë! Shumë më shumë se sa që mund të anticipojnë njerëzit që i shohin përpjekjet për lëvizje të lirë e edhe për pelegrinazh si mundësi provokimi dhe rikthimi të dhembjes e ankthit për qytetarët, që i kanë humbur më të dashurit e tyre, në mënyrën më mizore të mundshme.

Nuk mund të quhet i sinqertë asnjë tentim tinëzar për t’u përvjedhur prapa shpinës së nënave që ende, edhe pas gati 20 viteve, i kërkojnë trupat e bijve e bijave të tyre.

Askush nuk mund të japë leje për pelegrinazh pos tyre!

Serbët që kanë jetuar në Gjakovë duhet dhënë prova të pamohueshme, të padiskutueshme dhe të qarta si loti se angazhohen të paktën për gjetjen e trupave të viktimave të vrara e të masskruara; të mos i mohojnë krimet; të mos i justifikojnë kriminelët; dhe, edhe ata që nuk kanë kryer krime drejtpërdrejtë, t’iu kërkojnë falje të sinqertë ish fqinjëve të tyre, sepse nëse asgjë tjetër nuk kanë bërë, kanë qenë dëshmitarë të heshtur të djegjeve, shkatërrimit dhe masakrave brutale!

E pastaj,… duhet t’iu kërkojnë leje nënave dhe qytetarëve të Gjakovës! Askujt tjetër!

Si kryetar i Gjakovës iu garantoj se pasi që ta keni marrur lejen nga nënat e viktimave, askush nuk do ta pengojë asnjë vizitë apo pelegrinazh! /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë