Loading…

Gjini: VV po sillet sikurse të gjithë qytetarët e kanë votuar Albin Kurtin

  • 28/01/2020 | 12:06

Gjini: VV po sillet sikurse të gjithë qytetarët e kanë votuar Albin Kurtin

Kryetari i i komunës së Gjakovës si dhe nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini ka folur rreth vonesave të koalicionit në mes të VV’së dhe LDK’së për formimin e qeverisë, duke thënë se Vetëvendosje po sillet sikur t’i ketë fituar të gjitha votat, transmeton Gazeta Metro.


Gjini duke folur rreth vonesave të krijimit të koalicionit dhe qeverisë, duke thënë së VV’ja po sillet sikur Albin Kuerti është votuar nga secili qytetarët.

“Koalicioni i shpresës janë fraza që përdoren në zgjedhje për me fitu më shumë vota, por janë të kuptueshme, sidoqoftë mendoj se njerëzit duhet t’i shohin disa elemente që janë tepër të qarta. E para punës, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet po e ka fitu çerekun e votave të qytetarëve, nuk i ka fitu të gjitha votat. Diku ¾ e qytetarëve të Kosovës nuk e kanë votu LVV-në, të njëjtën kohë Lidhja Demokratike e Kosovës, ka fitu po thuajse numrin e njëjtë të votave, bashkë munden me pas Qeveri të pastër pa asnjë dilemë, por duhet të kenë kujdes që të mos sillen thuajse secili qytetar ka votu për Albin Kurtin kryeministër, dhe se tani duhet t’i kenë të gjithë”, ka theksuar ai.

Gjini ka deklaruar se vonesa e koalicionit mundet me pas probleme jashtëzakonisht të mëdha nëse vonohet krijimi i institucioneve.

“Besoj askush nuk e ka pritur që do të kemi aq shumë kohë pa formalizim të institucioneve që kanë dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Është e qartë se fillimisht kemi pasur një vonesë për shkak të certifikimit të rezultateve, pak vonesë në konstituimin e Kuvendit, tani kemi pak vonesë në themelim të Qeverisë, por sidoqoftë jemi në fazën kur ditët ecin, kur nuk kemi më bllokadë totale. Mendoj që partia e cila i ka fituar zgjedhjet duhet ta gjejë mënyrën për t’i krijuar institucionet , mundemi me pas probleme jashtëzakonisht të mëdha nëse vonohet krijimi i institucioneve, dhe këto probleme do të na përcjellin jo vetëm gjatë gjithë vitit 2020, por do të në përcjellin edhe në vitin 2021, sidomos sa i përket buxhetit, prokurimit, investimeve kapitale do të kemi probleme edhe në komuna edhe në Qeveri”, ka pohuar ai në intervistë për Telegrafin.

Kurse sa i përket mundësisë që AAK të jetë pjesë e një qeveri të ardhshme të re, Gjini tha se kjo parti është e përgatitur për të qëndruar në opozitë.

“AAK është bërë gati që të mbetet në opozitë, kemi shpresuar që partia që ka fituar ta kryejë koalicionin dhe të themelojë institucionet me partinë që ka preferuar të qeverisë. Do të ishte mirë që populli ta sheh një Qeveri, e cila po thotë ndryshe. Kam dëshirë që qytetarët ta shohin një Qeveri e cila ka premtuar shumë”, tha ai/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë