Loading…

Gjinovci: Me kon unë kryetar partie në VV, i kisha hi prej sekretarit organizativ e deri te dega ma e fundit, reformë

  • 15/11/2021 | 09:10

Gjinovci: Me kon unë kryetar partie në VV, i kisha hi prej sekretarit organizativ e deri te dega ma e fundit, reformë

Aktivisti Rron Gjinovci, ka reaguar në lidhje me rezultatin e mbrëmshëm të zgjedhjeve lokale në raundin e dytë, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në vetëm 4 komuna, shkruan Gazeta Metro.


E sipas Gjinovcit reforma do i ndihmonte kësaj partie, e po të ishte ai kryetar do fillonte sa më shpejt që është e mundur.

‘’ Me kon unë kryetar partije në VV, i kisha hi prej sekretarit organizativ e deri te dega ma e fundit, reformë/zgjedhje’’, shkroi Gjinovci.

Ai shtoi se 50% i fituar në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk ishte rezultat i punës së organizatës dhe aktivistëve, por rrethanave politike të asaj kohe.

Tutje Gjinovci tha se kjo do ishte koha ‘’perfekte për ta nisur reformën.’’

Postimi i plotë:

Me kon unë kryetar partije në VV, i kisha hi prej sekretarit organizativ e deri te dega ma e fundit, reformë/zgjedhje. Duhet me kuptu partija që 50%-shi nuk eshte/ishte rezultat i punes se organizates dhe aktivisteve, po i rrethanave politike te asaj kohe kur ka ndodhë. Organizata qe nuk mundet me kapitalizu ate situate dhe ato rrethana, pra 50%-shin, me e absorbu tpakten ni pjesë të madhe të tij, i bjen që eshte jashtezakonisht e pastrukturume dhe e pafuqishme, si rrjedhim i duhet reformim i thellë. 3 vjet para zgjedhjeve të ardhshme, eshte koha perfekte per me nise reformen./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë