Kryetari i Organizatës për Rritjen dhe Cilësinë e Arsimit, Rron Gjinovci, i ka thënë kryetarit të SBASHK’ut, Rrahman Jasharajt, se ai personalisht nuk di drejtshkrim, transmeton Gazeta Metro.
Në debatin lidhur me rezultatin e dobët të nxënësve kosovar në testin PISA, te ‘Zona e Debatit’, Gjinovci i tha Jasharajt se mësimdhënësit në nivel vendi duhet të testohen.
‘As ju personalisht nuk dini drejtshkrim”, është shprehur Gjinovci.
Në anën tjetër, Jasharaj theksoi se sindikata të cilën ai e drejton nuk lejon testimin e mësimdhënësve.
;Mësimdhënësit tanë i kanë kryer testimet në fakultete”, është shprehur Jasharaj.
Kujtojmë se më 3 dhjetor janë shpallur rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2018, ku Kosova zuri vendin e 76, duke u vendosur kështu në vendin e tretë nga fundi i tabelës së këtyre rezultateve. /gazetametro.net