Loading…
Gjithçka është gati: Nesër zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futsall
  • 16/02/2019 | 22:03

Gjithçka është gati: Nesër zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futsall

Nesër, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, në orën 17:00 do të zhvillohet finalja e madh e Kupës së Kosovës në futsall.


Kjo ndeshje, ku takohen lideri i Superligës me liderin e Ligës së Parë, do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Në finale do të ndeshet FC Liburn dhe FC Prishtina 01, shkruan Gazeta Express.

Për të arritur deri në finale në vitin e parë të themelimit, Prishtina 01 e mposhti Vitinë në gjysmëfinale, duke siguruar fitore me rezultat 7:2. Në këtë fitore historike, Shefki Kamberi shënoi tri herë, Oso Gjinovci dy herë dhe nga një herë Korab Muharremi dhe Agon Ramadani.

Ndërsa, Liburni ka kaluar në finale, duke e mposhtur FC Prishtinën në gjysmëfinale, me rezultat 8-3.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë