Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) ka njoftuar se tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet për turneun ndërkohmbëtar ‘Lah Nimani’, transmeton Gazeta Metro.
Ky turne do të mbahet më 3 tetor në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë nga ora 12:00, teksa do marrin pjesë boksier cilësor të rinjë nga mosha 17 dhe 18 vjeç.
Ky turne është sthyrë nga tre herë, shkaku i pandemisë koronavirus. Por, së fundmi nga Qeveria e Kosovës është dhënë leja për mbajtjen e garave dhe turneu ‘Lah Nimani’ nuk pritet të shtyhet më.
Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se do respektohen këshillat nga IKSHPK e MKRS që në palestrat e mbyllura të mos këtë më shumë se 30 persona.
Federata e Boksit e Kosovës gjithashtu ka njoftuar se do vazhdojnë aktivitetet sipas kalendarit të garave të federatës dhe kalendarit nga federata europiane ‘EUBC’ dhe federata botërore ‘AIBA’. /gazetametro.net