Loading…

Gjithçka gati: Këtu mund ta shikoni ‘live’ meçin mes Joshuas dhe Franklin

  • 01/04/2023 | 23:35

Gjithçka gati: Këtu mund ta shikoni ‘live’ meçin mes Joshuas dhe Franklin

Boksieri i famshëm britanik, Anthony Joshua, do të ndeshet sonte me boksierin tjetër të peshave të rënda, Jermaine Franklin, transmeton Gazeta Metro.


Joshua rikthehet në ring pas dy humbjeve radhazi nga kampioni aktual botëror i peshave të rënda, Oleksandr Usyk.

‘AJ’ i kishte humbur brezat e artë të versioneve WBA, WBO dhe IBF, ndërsa sonte do të garojë për herë të parë në një meç që nuk është i vlefshëm për kampion botëror që nga viti 2015.

33-vjeçari ka deklaruar edhe më herët që ky meç e përcakton edhe të ardhmen e tij, nëse mposhtet, do të pensionohet nga boksi profesionist.

Ndryshe, përballja mes Joshua dhe Franklin do të zhvillohet në ‘O2 Arena’ të Londrës dhe boksierët tashmë veçse janë futur në ring.

Meçin mund ta shikoni duke klikuar KËTU. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë