Loading…

‘Gjithçka ndodhi kaq shpejt’: Jorginho shpjegon ndikimin e Artetas në transferimin e tij tek Arsenal

  • 01/02/2023 | 15:31

‘Gjithçka ndodhi kaq shpejt’: Jorginho shpjegon ndikimin e Artetas në transferimin e tij tek Arsenal

Mesfushori italian, Jorginho, ka thënë se trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka pasur rol të madh në transferimin e tij te ‘Topçinjtë’, transmeton Gazeta Metro.


Në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve italiani nga Chelsea iu bashkua rivalëve lokal të ‘Bluve të Londrës’.

Ai në një intervistë për faqen zyrtare të Arsenal theksoi se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

”E çmendur. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. U befasova pak dhe shfrytëzova rastin e kësaj sfide të mrekullueshme. Unë jam shumë i lumtur. Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë të re dhe mezi pres të jem në fushë për të qenë i sinqertë,” tha ai.

Tutje, Jorginho zbuloi se Arteta ishte munduar edhe më parë të nënshkruante me të.

”Kishte një ndikim të madh sepse e di që ai u përpoq të nënshkruante me mua disa herë më parë dhe nuk ndodhi, për arsye të tjera, jo për shkak se unë nuk doja, kështu që sigurisht që kishte ndikim,” tha ai.

Kujtojmë se Jorginho ishte pjesë e Chelsea që nga viti 2018 kur ishte transferuar nga Napoli për një shifër të lartë prej 57 milionë eurove.

Gjatë kësaj periudhe ai ka zhvilluar 213 ndeshje, ku ka shënuar 29 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë