Loading…

Gjithçka që ndodhi në ‘Duplex’: Astrit Mehmeti plagosi 4 persona pasi ia ndaluan hyrjen në diskotekë

  • 09/11/2019 | 22:18

Gjithçka që ndodhi në ‘Duplex’: Astrit Mehmeti plagosi 4 persona pasi ia ndaluan hyrjen në diskotekë

Katër persona mbetën të plagosur, dhe tre janë në arrati, pas një përleshje me armë që ndodhi tek diskoteka ‘Duplex’ në Prishtinë, ku i dyshuar kryesor po konsiderohet Astrit Mehmeti i njohur si Llepota. Deri te kjo erdhi, pasi ai nuk u lejua të hyjë në diskotekë, transmeton Gazeta Metro.


Mëngjesin e së shtunës  në hyrje të lokalit të natës ‘Duplex’ në Prishtinë, disa persona shkrepen plumba në drejtim të njërit tjetra.

Nga shkrepja e rreth 12 plumbave, u plagosën 4 vet. Këta u dërguan në QKUK dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Lëndimet kanë qenë në ekstremitete. 3 pacientë janë pranuar në Ortopedi, dhe një është i lirum në shtëpi”, ka thënë një zëdhënëse në QKUK.

Siç merret vesh të plagosurit janë sigurim i klubit të natës, ndërkaq drejt tyre dyshohet se zjarr hapi Astrit Mehmti, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Deri tek kjo erdhi pasi që  të dyshuarit, nuk u lejuan të hynin në organizimin e lokalit.

“Në vendngjarje policia ka konfiskuar tri armë  të shkurta. Policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, kanë konfirmuar nga Policia./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë