Rita që po përgatitet të lëshoj këngën e re të verës në bashkëpunim me Sigala nuk po ndal promovimin përmes rrjeteve sociale. Këtë herë ju shkel syrin fansave shqiptarja e famshme, transmeton Gazeta Metro.
Rita në llogarinë e saj në rrjete ka publikuar foto nga vizita e saj tek stilisti Sami Knight me fotografi selfie. Ajo dukej bukur në qejf dhe i shkeli syrin fansave me porosinë se gjithmonë ishte e zënë me punë.
Të martën kishte publikuar fotografi nga seanca e fundit në bikine të kuqe ku rrezatonte stil.
Rita ka tërhequr vëmendjen e publikut me spekulimet e pastaj edhe konfirmimin e të dashurit të ri nga Zelanda e Re, regjisorin e njohur Taika Waititi./gazetametro.net