Loading…

Gjonaj: S’jam në Kosovë për heqjen e taksës, marrëdhëniet tona do të jenë gjithmonë të forta

  • 27/02/2019 | 12:18

Gjonaj: S’jam në Kosovë për heqjen e taksës, marrëdhëniet tona do të jenë gjithmonë të forta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot takim me anëtarin e Këshillit Bashkiak të New Yorkut, Mark Gjonaj, dhe delegacionin shqiptaro-amerikan, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj në një postim në Facebook tha se kanë biseduar për tema me rëndësi për shqiptarët dhe se kemi akoma nevojë për Amerikën.

Ai e ka nderuar Gjonaj’n me dekoratën e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, me motivin e lartësimit të vlerave kombëtare.

‘Mark Gjonaj është i zgjedhur i popullit në New York. Kemi biseduar shumë tema, prej shqetësimeve të punëve në Kosovë, e kemi edhe një situatë festive, me 3 mars votojnë shqiptarët e Tuzit, i ftojmë të gjithë shqiptarët të votojnë. Ne ende, shqiptarët në Ballkan, kemi nevojë për njerëzit tanë në Amerikë që vazhdojmë të qëndrojmë bashkë’, tha Kryeministri.

Mark Gjonaj,anëtari i Këshillit Bashkiak të New Yorkut, tha se është nder për të që sot ndodhet në Kosovë, në vigjilje të 11- vjetorit të pavarësisë së vendit.

Gjonaj ka theksuar nevojën për vazhdimin e dialogut me Serbinë, ndërsa shtoi se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-së janë dhe do të jenë gjithmonë të forta.

‘Është nder i madh që jam këtu, pasioni dhe emocionet që kisha kur eca në sheshet e Prishtinës, dhe të jesh në mes të këtyre njerëzve, është diçka që do e kujtoj shumë vjet. Ne biseduam edhe për vazhdimin e Dialogut sepse është në interes të Kosovës, kjo ndihmon në ndërtimin e së ardhmes për të gjithë shqiptarët në botë. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së janë të forta dhe gjithmonë do të jenë. Kosova është vend i pavarur dhe po vepron si i tillë’.

Ai ka thënë se nuk është sot në Prishtinë me mision nga SHBA-ja për heqje të takës ndaj Serbisë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë