Loading…

Gjonaj: Sot është ditë historike, pas disa dekadave kjo komunë do udhëhiqet nga shqiptarët

  • 03/03/2019 | 18:18

Gjonaj: Sot është ditë historike, pas disa dekadave kjo komunë do udhëhiqet nga shqiptarët

Sot janë mbajtur zgjedhjet në komunën e Tuzit. Edhe pak orë do të bëhet mbyllja e vendvotimeve dhe qytetarët shpresojnë që pas disa dekadave Tuzi të udhëhiqet nga shqiptarët, transmeton Gazeta Metro.


Shumë qytetarë që jetojnë në mërgim kanë ardhur në vendlindje për të votuar.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, në një bisedë për KosovaPress thotë se sot është ditë historike, për çka u shpreh shumë entuziast, se pas shumë dekadave kjo komunë do të udhëhiqet nga shqiptarët.

Gjonaj tha se nuk do ta harrojë kurrë vendlindjen e tij dhe Gjonaj tha se nuk do ta harrojë kurrë vendlindjen e tij dhe çdo qytetar i Tuzit i ka borxh këtij vendi.

Në zgjedhjet që po mbahen sot në Tuz, tri partitë politike kryesore shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, me moton ” Malësia na bashkon”, ku për herë të parë pas 62 vjetësh ky vend pritet të ketë një udhëheqje komunale të pavarur nga Podgorica.

Tuzi ka marrë statusin e plotë të komunës së pavarur me 1 shtator 2018.

Gara më e fortë zgjedhore po zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviq./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë