Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Betim Gjoshi, ka thënë se Albin Kurti e ka marrë seriozisht themelimin e ‘Zajednicës’ dhe Distriktit Autonom të Veriut të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Betim Gjoshi me anë të një shkrimi në Facebook, ka reaguar pas raportimeve se MAPL ka filluar ndryshimin e ligjit në lidhje me zgjedhjet lokale e që i hap rrugë themelimit të ‘Zajednicës’.
Ai ka thënë se Albin Kurti e ka marrë shumë seriozisht themelimin e ‘Zajdenicës’ dhe Distriktit Autonom të Veriut të Kosovës.
“Në mënyrë të fshehtë dhe pa opozitën, por veç me Listën Serbe të Aleksandër Vuqiqit, ka filluar të ndryshojë ligjet esenciale për shoqërinë tonë. Albin Kurti njejte kishte vepruar edhe me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, kur ia mundësonte serbëve të votonin në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd. Ai e kishte kamufluar këtë se me këto ndryshime po i mundësohet votimi i diasporës shqiptare në ambasada, por nuk tregonte për hapjen e vendvotimeve në Zyrën në Beograd”, ka shkruar ai.
Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net
Albin Kurti e ka marrë shumë seriozisht themelimin e “Zajdenicës” dhe Distriktit Autonom të Veriut të Kosovës.
Në…
Posted by Betim Gjoshi on E premte, 7 Maj 2021