Betim Gjoshi, anëtar i PDK’së, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e dëshiron që ta ketë Amerikën në përballje me Serbinë, shkruan Gazeta Metro.
Gjoshi ka thënë Kurti nuk i do Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përballje me Serbinë, ai ka zgjedhur spanjollin Josep Borell dhe sllovakin Miroslav Lajcak, të dy këta që vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai ka thënë se Kurti mund të shkruan sa të dëshiron letra, por ato nuk kanë efekt pasi ky është i shkarkuar.
Postimi i plotë nga Gjoshi:
ALBIN K. NUK E DON SHBA-NË NË PËRBALLJEN ME SERBINË
Miq të mi!
Nuk ka më sekrete për rrugën që ka zgjedhur kryeministri i shkarkuar, Albin K.
Me pak fjalë – Albin K. nuk i don Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përballjen me Serbinë. Ai ka përzgjedhur Jopep Borrellin dhe Miroslav Lajçakun, të cilët vijnë nga shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe as nuk mbajnë qëndrim neutral. Ai po bashkëpunon me spanjollin dhe sllovakun, kurse skuadrat e tij në internet po vazhdojnë fushatat denigruese kundër zyrtarëve të lartë amerikan.
Fatmirësisht, Albin K. është kryeministër i shkarkuar dhe sa të dojë mund të kënaqet duke shkruar letra.
Letrat e tij janë paefekt, por tregojnë dy aspekte me rëndësi
1). Albin K. preferon të shmang rolin e ShBA-ve në dialogun përfundimtar të Kosovës me Serbinë. Ky është një gabim trashanik dhe strategjik. Aq më tepër që vetë Albin K. ka qenë kundërshtari më i madh i dialogut të Brukselit.
2). Albin K. është i marrosur pas pushtetit. Ai nuk po mundet ta pranojë se është shkarkuar me turp nga më shumë se 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës, qysh nuk ka ndodhur kurrë deri tani.//gazetametro.net