Loading…

Gjoshi: BQK’ja është shndërruar në një strehë e militantëve të Albin Kurtit, që shërbejnë si kukulla për lojëra politike

  • 13/02/2024 | 10:35

Gjoshi: BQK’ja është shndërruar në një strehë e militantëve të Albin Kurtit, që shërbejnë si kukulla për lojëra politike

Anëtari i Kryesisë së PDK-së Betim Gjoshi ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës, më së paku është e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tij, ajo është shndërruar në një strehë e militantëve të Albin Kurtit, që shërbejnë si kukulla për lojëra politike.

“Prej fundit të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë janarit e deri më tani në shkurt, BQK ka vepruar me urdhra politikë që i shërben agjendës politike të një partisë në pushtet.  BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhrit politik të Albin Kurtit”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Sipas tij “Pavarësia” e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Republikës së Kosovës që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli për Serbinë, Rusinë dhe Kinën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë