Loading…

Gjoshi i PDK’së: Kandidatët tonë i kanë ofruar bashkëpunim edhe VV’së, LDK’së e AAK’së

  • 29/10/2021 | 08:09

Gjoshi i PDK’së: Kandidatët tonë i kanë ofruar bashkëpunim edhe VV’së, LDK’së e AAK’së

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë për herë të dytë në zgjedhjet Lokale në 8 komuna, nga 21 gjithsejtë sa janë në balotazh.

Sekretari elektoral në Partinë Demokratike të Kosovës i ftuar në emisionin “CONTEXT” në ATV tha se janë të hapur për bashkëpunim me partitë e tjera për koalicion në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Kandidatët tonë për kryetar iu kanë ofruar mundësi bashkëpunimi në disa komuna edhe Lëvizjes Vetëvendosje edhe LDK-së por edhe AAK-së e partive të tjera. Kësaj radhe jemi në pozitën më të favorshme sa i përket partneritetit, e para, se kemi kandidat jashtëzakonisht të mirë, e dyta, keqqeverisja e disa kryetarëve të komunave na ka krijuar një rrethanë ku partitë tjera janë në gjendje me na mbështet dhe janë në gjendje të bashkëpunojnë,”– tha Gjoshi.

Tutje ai tha se bashkëpunim mund të kenë me Vetëvendosjen në Vushtrri dhe LDK-në në Prizren.

“Zotri Xhafer Tahiri (LDK) e ka përzënë nga koalicioni Lëvizjen Vetëvendosje dhe parterët e tjerë(…) ne kemi bashkëpunim, presim që të finalizojmë marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri, ashtu siç kemi bashkëpunim në Prizren me Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkak se në të njëjtën mënyrë Mytaher Haskuka (LVV) një kryetar me plotë skandale i ka përzërë ata, Nismën e të tjerë nga koalicioni qeverisës,”– shtoi Gjoshi.

Kujtojmë se raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale do të mbahet me 14 nëntor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë