Loading…

Gjoshi, Kurtit e Osmanit: Ndaluni o njerëz, po përfaqësoni Kosovën e jo Teheranin

  • 19/06/2021 | 16:06

Gjoshi, Kurtit e Osmanit: Ndaluni o njerëz, po përfaqësoni Kosovën e jo Teheranin

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj qasjes së qeverisë dhe presidentes karshi BE-së dhe SHBA-ve.


Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se krejt çfarë i ka rastisur të dëgjojë këto ditë janë lajmet për përplasjet e qeverisë dhe presidentes Osmani me SHBA-në dhe BE-në, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me këtë, ai ka lëshuar edhe një thirrje për Kurtin e Osmanin.

“O njerëz, ndaluni. Ju jeni duke punuar për shtetin e Kosovës dhe nuk po përfaqësoni Teheranin”, ka shkruajtur ai.

Postimi i plotë i Gjoshit në Facebook:

Qe dy ditë veç këto lajme po i lexoj –

“Kurti përplaset me ambasadorin amerikan”, “Presidentja përplaset me Borrellin e BE-së”.

O njerëz, ndaluni. SHBA-ja dhe BE-ja janë aleatët tanë dhe adresa jonë.

O njerëz, ndaluni. Ju jeni duke punuar për shtetin e Kosovës dhe nuk po përfaqësoni Teheranin.

Përplasjen lene për Serbinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë