Zyrtari i PDK’së, Betim Gjoshi ka thënë se kryetarja e Kuvendit dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani nuk dallon nga deputeti i AAK’së, Haxhi Shala, për shkak se ajo nuk e shkarkoi bashkëshortin i cili ka fituar pozitën në mënyrë të jashtëligjshme.
Gjoshi ka shkruar se Osmani nuk e shkarkoi bashkëshortin nga pozita të cilën e ka fituar duke e shkelur ligjin, për çka nuk dallon ‘aspak’ nga Haxhi Shala.
Postimi i plotë:
A dallon Vjosa Osmani prej Haxhi Shalës?
Jo, aspak!
Pseudojuristja Vjosa Osmani e shkarkon djalin e Haxhi Shalës nga pozita e konsullit, por nuk e shkarkon burrin e vet që e ka marrë pozitën e Ministrit në Misionin Diplomatik të Kosovës në Shkup në shkelje të ligjit për Shërbimin e Jashtëm.