Loading…

Gjuajtje me armë në Fushë-Kosovë, plagosen dy persona

  • 31/05/2023 | 18:17

Gjuajtje me armë në Fushë-Kosovë, plagosen dy persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot në Fushë Kosovë ka pasur të shtëna me armë, nga të cilat dy persona janë lënduar, shkruan Gazeta Metro.


Rreth kësaj, PK’ja ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar, si dhe ka sekuestruar një armë zjarri.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pejes në Fushë Kosovë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, në dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.

Zyrtarët policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri.

Aktualisht në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë