Një person është arrestuar si i dyshuar për shtënie me armë zjarri në ajër, gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.
Siç raporton Policia e Kosovës, gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
‘Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur dhe i është konfiskuar një pistoletë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar shtatë (7) gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’, thuhet në njoftimin e Policisë. /gazetametro.net