Loading…
‘Gjueti shtrigash’ në Turqi, Parlamenti Evropian kërkon suspendimin e bisedimeve
  • 14/03/2019 | 08:24

‘Gjueti shtrigash’ në Turqi, Parlamenti Evropian kërkon suspendimin e bisedimeve

Deputetet e Parlamentit evropian janë deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) duhet t’i suspendojë formalisht bisedimet me Ankaranë për anëtarësimin e Turqisë në BE, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në këtë vend, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë votimit në Parlamentin Evropian 370 deputetë kanë votuar për suspendimin e bisedimeve, derisa kundër një vendimi të tillë kanë qenë 109, e 143 të tjerë kanë abstenuar.

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë mbështetur dje ngrirjen zyrtare të procesit të anëtarësimit të turqisë në BE, për të cilin thonë se do t’i rrezikojë financat e BE-së.

Votimi në Parlamentin Evropian nuk është i obligueshëm, ndërsa fjalën e fundit në lidhje me suspendimin do ta kenë qeveritë e vendeve anëtare të BE-së.

Deputetja e qendrës së majtë Kati Piri ka deklaruar në Strasburg se “është realitet i Turqisë që në burg të kalohen 17 muaj, pa njohuri se për çka dikush është akuzuar”,

Ajo kryetarin turk Recep Tayyip Erdoğan e ka akuzuar për “gjueti shtrigash kundër kritikëve të tij”, duke aluduar në atë që BE e quan dënim për mospajtim, blokimin e gjyqësisë së pavarur dhe lëvizjen drejt shtetit autoritar, gjë që është kundër vlerave demokratike e lirisë së fjalës, transmeton REL”./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë