Loading…
Gjuha më e re në botë, e flasin vetëm 350 persona
  • 14/03/2019 | 14:58

Gjuha më e re në botë, e flasin vetëm 350 persona

Në botë fliten mbi 7 mijë gjuhë, edhe pse nuk mund të thuhet se cili është numri i saktë dhe të ndihemi të sigurtë, pasiqë ka vende të vogla të izoluara të cilat kanë zhvilluar gjuhë karakteristike për një grup të vogël njerëzish. Ndërsa si gjuha më e re konsiderohet gjuha “Light Warlpiri”, e një fshati të vogël në Australi, trasnmeton Gazeta Metro.


Kjo gjuhë, e quajtur “Light Warlpiri” (Uarlpiri e lehtë), përdoret në Lajamanu, një komunitet i vogël në krah të shkretëtirës Tanami. Fshati i izoluar ka një popullsi prej rreth 700 banorësh dhe pjesa më e madhe e tyre janë pasardhës të aborigjenëve të zhvendosur me forcë nga autoritetet australiane.

Të gjithë banorët flasin gjuhën tradicionale të ashpër “Warlpiri” dhe disa flasin kreol, një gjuhë me bazë anglishten e zhvilluar në fund të shekullit XIX.

Vetëm 350 banorë të rinj flasin ““Light Warlpiri” dhe asnjë prej tyre nuk i kalon 35 vjeç. Zbulimi u dokumentua nga profesoresha e linguistikës, Karmel O’Sheinësi. Ajo kishte nisur të punonte në një shkollë australiane, ku fëmijëve u mësohej “Warlpiri” tradicional.

Ajo vuri re se disa fëmijë bënin miksim të disa gjuhëve në biseda dhe vendosi të zbulojë pse, deri kur dokumentoi gjuhën e re e cila ka lulëzuar në vitet 1970-1980. Në gjuhën e re, foljet e fjalive rrjedhin nga anglishtja, ndërsa emrat rrjedhin nga “Warlpiri” e vjetër./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë