Loading…

Gjuha shqipe asnjëherë zyrtare në Maqedoni

  • 21/11/2016 | 17:06

Gjuha shqipe asnjëherë zyrtare në Maqedoni

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se gjuha shqipe nuk do të jetë asnjëherë gjuhë zyrtare në Maqedoni

Këto fjalë ai i ka thënë publikisht duke sulmuar liderin opozitar Zoran Zaev.

“Atë që e thotë Zaev për modelin zviceran për Maqedoninë duke e zyrtarizuar gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë, vetëm e vërteton atë që e kam thënë më herët. Qytetarët e Maqedonisë asnjëherë nuk do të votojnë propozimet e Zoran Zaev për ta ndarë Maqedoninë që të futet në krizë më të thellë etnike. Qytetarët e Maqedonisë do të votojnë për përparimin dhe prosperitetin e vendit, platformë që e ofron vetëm VMRO-DPMNE dhe askush tjetër”, ka thënë mes të tjerash lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë