Të jesh njohës i shumë gjuhëve (poliglot) sigurisht që është një gjë shumë e mirë, mirëpo kjo nuk është fare e lehtë.
Janë disa gjuhë të cilat konsiderohen shumë të qarta dhe atraktive për t’i mësuar, mirëpo është një grumbull gjuhësh që janë tejet të vështira për t’i kapur.
Janë disa gjuhë antike, të përbëra nga tekstet e shenjta që kanë rregulla të ndryshme nga gjuhët moderne dhe është e vështirë për tu mësuar, siç  është Sanskritishtja, gjuhë antike e cila jo vetëm për faktin se ajo nuk është folur nga njerëzit, por vetëm në kishë, e në latinisht, dhe se tekstet e shenjta, nuk janë të lehta për t’u kuptuar. Duhen vite e vite të jetës, për ta mësuar dhe këtë gjë pak e arrijnë.
Pastaj kemi edhe Kroatishtën, gjysmë latinisht dhe gjysmë cirilike. Të flasësh me kroatët edhe nëse e njeh këtë gjuhë prapë është shumë e vështirë ta përceptosh mirë. Nëse mendoni se komunikimi me qytetarët kroatë është një gjë e lehtë, duhet ta mendoni sërish një gjë të tillë.
Kroatishtja moderne, në fakt është një gjuhë që përdor shkronjat latine dhe ato cirilike. Edhe nëse një person e njeh mirë latinishten dhe ciriliken, do të kishte një problem me interpretimin e shkrimit. Kjo e bën gjuhën të vështirë për tu mësuar.
Në mesin e këtyre gjuhëve të vështira bashkë me Shqipen, Sanskritishten, Kroatishten hyjnë edhe Hungarishtja në qendër të Europës, Galishtja, Japonishtja (e cila i ka tri alfabaete), Tajlandishtja (shkronjat e saj artistike), Vietnamezja, Arabishtja, Kinezishtja (gjuha më e folur në botë) etj.